-sidi education-spot_img
10.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Me këmbë në tokë”, Komenti i Kiarës për dronin e Luizit acaroi fansat

Kryesoret

Luizi ka shprehur më herët se nuk i interesojnë rrjetet social dhe se “shpreson” që të ketë arritur disa ndjekës, fansat u siguruan sot që ai të jetë në dijeni të popullaritetit të madh që ka fituar.

Në shtëpinë e Big Brother mbërriti një dron për Luizin, në të cilin ishin shkruar numri i ndjekësve të tij në Instagram dhe numri i klikime për emrin e tij TikTok.

Droni erdhi teksa ai po qëndronte në oborr bashkë me Kiarën dhe Visin, me të cilët ndau emocionet e tij pasi mori këtë informacion.

Por reagimet e Kiarës gjatë bisedës, nuk i kanë pëlqyer aspak ndjekësve, të cilët ishin të shpejtë për të lënë mendimet e tyre përmes komenteve në rrjetet sociale.

Ndërsa Luizi po filste plot entuziazëm në lidhje me dronin, Kiara iu drejtua: “Boll tani, boll pra. Me këmbë në tokë. Mos fluturo.”

Përgjigja e Luizit për moderatoren ishte: “Ky është droni më i bukur në jetë, po 6 miliardë, tani kapem edhe me Elon Musk. Më lër ta shijoj dreqi e mori, se nuk kam me kë flas, juve ju kam këtu.”

Reagimi i Kiarës, ashtu si shumë reagime të tjera, po komentohet në rrjet dhe ndjekësit janë të ndarë në mendime: Disa thonë se moderatora “nuk u gëzua për partnerin e saj” dhe “është xheloze”, ndërsa të tjerë e shikojnë si “këshillë” komentin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit