Planet e qeverisë gjermane për të krijuar një Këshill të Sigurisë Kombëtare janë “rrënuar” për shkak të një mosmarrëveshjeje midis kancelarisë dhe ministrisë së jashtme, raporton revista Der Spiegel.
Plani fillestar ishte që Këshilli të bazohej në “Strategjinë e Sigurisë Kombëtare” të parë të vendit, megjithatë problemet e vazhdueshme në marrëdhëniet e kancelarit Olaf Solz me Ministren e Jashtme Analena Burbok dhe qasjet e ndryshme për çështjet e dërgimit të armëve në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Kina ose kohëzgjatja e qëndrimit të forcave të armatosura gjermane në Mali, nuk lejoi arritjen e qëllimit për krijimin e një organi në linjën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Mosmarrëveshjet e kancelarisë dhe ministrisë së jashtme përqendroheshin, sipas Spiegel, se ku do të bazohej, kush do ta drejtonte dhe si do të kishte personelin.
Siç raporton revista, tashmë është marrë vendimi për braktisjen e projektit, ndërkohë që dallimi mes dy palëve sa i përket përgjegjësive për ushtrimin e politikës së jashtme tashmë është i qartë.
Ministria e Jashtme nuk dëshiron t’i japë kompetenca të tjera kancelarisë, e cila nga ana e saj ka kundërshtuar futjen e një grupi me kompetenca ekzekutive, siç është Këshilli i Sigurisë Kombëtare, nën Ministrinë e Jashtme.