-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen takohet me Biden: Po nxisim investime të reja

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u përpoqën të minimizojnë ndasitë për planet e Uashingtonit për të subvencionuar kompanitë amerikane, bazuar në Ligjin për Reduktimin e Inflacionit që nuk është pritur mirë nga disa në Evropë.

“Po nxisim investime të reja për të krijuar sektorë të energjisë së pastër dhe vende pune, si dhe të sigurohemi që kemi zinxhire furnizimi të disponueshme” në të dy kontinentet, u tha Presidenti Biden gazetarëve përpara takimit me zonjën Von der Leyen të premten në Shtëpinë e Bardhë.

“Dhe është kjo ide që përshkon Ligjin tonë për Reduktimin e Inflacionit dhe qëndron në zemër të Planit tonë të Industrisë së Gjelbër në BE”, shtoi ai, duke iu referuar planit evropian për neutralitetin për klimën. Zonja Von der Leyen reflektoi të njëjtën ndjesi.

“Mendoj se është shumë mirë që ka tashmë një investim të tillë masiv në teknologjitë e pastra dhe të erës”, tha ajo. “Duam vërtet ta përafrojmë me Planin për Industrinë e Gjelbër”.

Sipas ligjit amerikan, administrata do t’u japë 369 miliardë dollarë subvencionime dhe kredi tatimore kompanive amerikane që do të synojnë përgjysmimin e ndotjes me karbon deri në vitin 2030. Bashkimi Evropian e konsideroi këtë diskriminues. Një grup i posaçëm pune u krijua në tetor për të trajtuar këto shqetësime dhe për të shmangur një garë subvencionimesh transatlantike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit