-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregu e rriti pagën minimale para qeverisë, por sërish jemi të fundit në Europë

Kryesoret

Në 3-mujorin e tretë 2022, vetëm 15% e punonjësve me pagë paguheshin deri në kufirin minimal nga më shumë se 33% në të njëjtën periudhë në vitin 2021. Në totalin e të punësuarve, pjesa e punonjësve me pagë minimale është reduktuar ndjeshëm.

Florian Zekja, me aktivitet në industrinë e prodhimit të veshjeve, tha se, aktualisht pjesa më e madhe e punonjësve në fasoneri kanë paga bruto më të mëdha se 40 mijë lekë.

Vitin e kaluar, pas pandemisë, fabrikat u përballën me një kërkesë të lartë për punë, në një kohë që punonjësit po reduktoheshin nga emigrimi dhe konkurrenca e brendshme.

Vitin e kaluar, fabrikat rritën pagat me ritme dyshifrore, duke e çuar pagën mesatare neto për shumicën e punonjësve në 40 mijë lekë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, tha se tregu po kërkon rritje më të madhe të pagës minimale se vendimi i fundit i qeverisë.

Sipas tij, Shqipëria duhet të ketë pagë minimale 500 euro. Kjo pagë, sipas tij, do të sjellë rritje të konsumit dhe do të nxisë prodhimin drejt nivelit më të lartë të tregut. Z. Jaka tha se rritja e pagave në këtë nivel është domosdoshmëri për të ulur hemorragjinë e emigrimit të të rinjve.

Sektori i fasonit, i cili e mbështet aktivitetin në krahun e lirë të punës, ka pasur 30 vite për të kaluar në ciklin e mbyllur dhe nuk e ka bërë, tha Jaka. Sipas tij, ka ardhur koha për paga më të larta dhe qeveria të orientojë modelin në një vlerë më të lartë të tregut, për të mos mbetur peng i një strukture prodhimi bazuar në fason…lexo KETU lajmin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit