-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Greqia mbështet integrimin e Kosovës në BE

Kryesoret

Pas Vjosa Osmanit, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti. Duke folur pas takimit për Kosova Press, Kurti tha se Greqia është mbështetëse e integrimit evropian të Kosovës dhe e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

“Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohësisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme.

Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë për familjen e madhe evropiane, e cila është garantuesja më e mirë për kontinentin tonë, si për paqe e siguri dhe poashtu edhe për demokraci dhe mirëqenie”, ka thënë Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit