Ish-presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës. Ndër të tjera Meta u shpreh se zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike dhe se do ndëshkohet Rilindja.
“Ka një situatë që nuk pret më dhe kërkon zgjidhje. Zgjidhjen do ta marrë më 14 maj. Çmenduria që ka ndodhur gjithë këto vite duhet ndëshkuar me votë. Një person i vetëm ka kontrolluar të gjithë pushtetin vendor dhe kjo ka dhënë një impakt negativ. Durrësi është qyteti që duhet të jetë i pari në Shqipëri, por është nën mesataren.
Është kaq pranë Tiranës, një vijë bregdetare të jashtëzakonshme, ka potenciale për zhvillim mirëqenie, por e gjitha kjo kërkon politika, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga bashkia. Fondet për të rregulluar rrugët vidhen. Këtu edhe kur në verë bie shi, bëhet Venecia, sepse lekët janë marrë por punimet nuk janë bërë”, tha Meta.