Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një grua ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkatëse, ndërsa ka nisur punën për identifikimin e autorëve.