Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në qytetin e Kukësit, ku një 39-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një këmbësor. Për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Kukës/Informacion paraprak: Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton Policia.