-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre kallashë brenda “BMW”-së së killerave të “Don Boskos”

Kryesoret

Tre automatikë janë gjetur brenda makinës së djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Likmetaj pranë Manzës. Makina dhe armët dyshohet se janë përdorur në sulmin me armë mbrëmë në “Don Bosko”. Për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.

“Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip “BMW”, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e  automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë” njofton policia. Viktimë e atentatit mbeti Mimoza Paja 58-vjeçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit