-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 4 “turistë” rumunë në Vlorë, u kapën me 260 kg drogë

Kryesoret

Policia e Vlorës përmes një deklarate të mbajtur pasditen e sotme për mediat ka bërë me dije se në kuadër të një megaoperacioni antidrogë janë arrestuar 4 shtetas rumunë të cilët shtireshin si turistë dhe ndaheshin në çifte duke marrë me qira campera me të cilët trafikonin drogë nga Shqipëria.

Mësohet se kjo veprimtari kryhej për llogari të disa shtetasve shqiptarë, të cilët sipas Policisë janë shpallur në kërkim.

Raportohet po ashtu se në total janë sekuestruar rreth 260 kilogramë lëndë narkotike kanabis në dy mjetet campera të përshtatur për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.

Konkretisht u arrestuan në flagrancë 4 shtetasit rumunë: 20-vjeçari me inicialet M. C., 24-vjeçari me inicialet F. T. dhe 21-vjeçari me inicialet A. P.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit