Në 14 Maj Shqipëria zhvillon zgjedhjet lokale për bashkitë. Socialistët që drejtojnë të gjithë pushtetin vendor do të tentojnë që të mbajnë pozicionet. Dhe për këtë po bëjnë gjithçka që të bindin qytetarët. Qoftë edhe me asfalt dhe rehabilitime rrugësh me çakëll vetëm e vetëm për të marrë votën.
Pas Krujës, Malësisë së Madhe dhe disa bashkive të tjera, që “5pyetjet.al” i ka denoncuar, sot ka qenë radha e Gjirokastrës. Bashkia e këtij qyteti që drejtohet nga Flamur Golemi ka hapur një tender mbi 360 milionë lekë për rehabilitim rrugësh. Janë gjithsej 11 lagje dhe fshatra të bashkisë.
Tenderi mbyllet në datë 3 Prill dhe afati për zbatimin e kontratës është 10 javë. Kjo do të thotë se deri në 14 Maj është bërë java e pestë. Fadromat dhe mjetet e punës do të jenë në terren duke vijuar punën për të treguar se rrugët po rregullohen prandaj duhet të jepni votën për një tjetër mandat. Por a do ta kapërdijnë qytetarët këtë lëvizje të minutës së fundit?
Dosja e tenderit
Objekti i tenderit :Rehabilitim i segmenteve te ndryshme rrugore
Autoriteti kontraktues :Bashkia Gjirokaster
Proçedura :E hapur
Tipi i kontratës :Punë
Numri i referencës :REF-62181-03-10-2023
Numri i Njoftimit :CN/98616/03122023
Fondi limit :36,309,280.00 Lekë
Data e hapjes :13-03-2023 Ora : 09:00
Data e mbylljes :03-04-2023 Ora : 09:00
Pezulluar :Jo
Kodi CPV :45000000-7 – Punë ndërtimi