“Ishte hallexheshë, punonte për copën e bukës. Ka pasur vetëm një vajzë, djali i jetonte diku tjetër me qira. Jetonte vetëm me gocën e vogël. Ajo ishte punëtore mbi të gjitha”.
Kështu u shpreh një nga fqinjët e Mimoza Pajës, banakieres 58-vjeçare e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.
Paja u vra aksidentalisht nga breshëria e armës. Lokali ishte në pronësi të Fation Muratit, një emër i dëgjuar i botës së krimit.