-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hapën derën, zbritën dhe qëlluan”! Si ndodhi vrasja në Tiranë? Shpallet në kërkim Fatjon Murati

Kryesoret

Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë Euro shpërblim për cilindo person që jep informacion në numrin e telefonit 069 41 11 546 për vrasësit mbrëmjen e djeshme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku u vras aksidentalisht Mimoza Paja dhe gjashtë të tjerë u plagosën, mes tyre mbesa 10-vjeçe e viktimës. Ndërkohë që dy prej të plagosurve janë larguar nga spitali, tre të tjerë po vijojnë të marrin mjekim.

Por si ndodhi ngjarja?
Policia deklaron se autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj. Motivet dhe autorët nuk dihen.

Por ku ishte pronari?
Pronari i lokalit Fatjon Murati ishte në “arrest në shtëpi” për armëmbajtje. Policia thotë mbrëmjen e djeshme gjatë kontrollit nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Provat
Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Ura e Sul Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj u gjet një makinë e djegur me 3 armë zjarri automatike brenda. Policia thotë se grupi hetimor ka kqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestruar disa prova të vlefshme për hetimin. Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit  rezulton se ky mjet tip BMW, seria 5, (525) me ngjyrë gri, ishte vjedhur gjatë natës më datë 14.03.2021, në lagjen nr 13  Durrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit