Deputeti i ardhshëm i PD-së, Qani Xhafa që do të zëvendësojë Luçiano Boçin në Kuvend është liruar nga qelia.
Xhafa u arrestua pasi u përfshi në një aksident rrugor në gjendje të dehur dhe për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar lirimin e tij.
Ai gjithashtu shtoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe uroi ditën e Verës.
“Mirëmbrëma të gjithëve! Duke marrë shkas nga lajmet që qarkullojnë në portale dhe nga mesazhet që më keni dërguar Ju informoj se ndodhem në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore!
Ju falenderoj për interesimin dhe Ju uroj gjithashtu Gëzuar Ditën e Verës!,” shkroi Xhafa.