Si rrallë herë Tirana është tronditur nga tre ngjarje të rënda brenda më pak se dy javëve. 7 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e plumbave dhe aksidenteve për 12 ditë.
Muaji nisi ters që në ditën e parë të tij pasi në 1 Mars Dan Hutra ekzekutoi motrën dhe kunatën e ish-partneres dhe motrën e një të dënuari për të shkak të konflikteve që kishin pasur në burg.
Ai qëlloi për vdekje Mevlute Hysën, Hasime Dafkun dhe Etleva Kurtin. Tre gra të tjera mbetën të plagosura nga plumbat dhe goditja me thikë.
Në datë 9 mars vjen tragjedia e dytë. Një makinë “Audi” në Sauk fluturoi nga mbikalimi dhe tre të rinjtë që ishin brenda ndërrojnë jetën në vend dhe spital.
Klevis Ruçaj vdiq bashkë me dy vajat që ishin në makinë Sikela Përroj dhe Erisilda Abedini. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur që ishin në makinën e dytë që u aksidentua.
Mbrëmë java u mbyll me tragjedinë e tretë, ku në “Don Bosko” dy persona hapën zjarr drejt një lokali plot me klientë. Vdiq aksidentalisht banakierja, Mimoza Paja dhe gjashtë të tjerë u plagosën, mes tyre mbesa e viktimës, 10-vjeçe.