-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ thotë se 11 parti nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës

Kryesoret

Duke filluar nga data 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Katër subjekte politike e një kandidate e pavarur kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat veriore të Kosovës. Kështu bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në njoftim tutje thuhet se në zgjedhjet e 23 prillit 11 parti kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë shpallur pas dorëheqjeve që dhanë kryetarët e këtyre komunave më 6 nëntor. Po ashtu janë shpallur zgjedhjet edhe për kuvendet komunale në Zveçan e Leposaviq.

“Duke filluar nga data 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.
Duke u mbështetur në afatet e caktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga data 9 mars dhe deri më sot, 13 mars, partitë politike të regjistruara kanë mundur ta njoftojnë KQZ-në se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në këto komuna.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit