Mimoza Paja 60-vjeçe do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ajo ndërroi jetë tragjikisht mbrëmjen e djeshme në një lokal ku punonte banakiere në “Don Bosko”. E kapën plumbat aksidentalisht duke i marrë jetën në vend. E plagosur edhe mbesa e saj, 10-vjeçe.
Paja jetonte me qira me djalin e saj Saimirin dhe mbesën 10-vjeçare pranë lokalit ku mbeti e vrarë. Kjo e fundit është vajza e vajzës së saj nga një martesë e parë, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen.
“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tënd qofsh e xhenetit mam” shkruan djali i Pajës në rrjetet sociale. Lokali në të cilin u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme në një atentat ishte në pronësi të Fatjon Muratit.
Të plagosur mbetën Shehat Murati, që është xhaxhai i Fation Muratit, Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku, Genc Shohalli dhe mbesa e viktimës vetëm 10 vjeç e cila u prek nga disa cifla xhami.