Policia greke ka dhënë detaje për përplasjen jashtë lokalit në Avenue Alexandra, ku një shqiptar kërcënoi me armë efektivët që u përpoqën ta ndalonin.
Polici grek tha: Njëri prej tyre, ktheu shpinën nga ne dhe nxori me dorën e djathtë nga xhepi i xhaketës, një armë të vogël të cilën e drejtoi nga ne’
Më pas ai nis përshkrimin e ngjarjes. “Në datat 12-13 mars kam kryer shërbimin e patrullës në orët 22:00-06:00, me fushë përgjegjësie në Athinë. Rreth orës 02:00 të datës 13 mars morëm një sinjal nga Qendra e Veprimit të Menjëhershëm për të shtëna jashtë një dyqani në Avenue Alexandra 96. Menjëherë shkuam në dyqanin e mësipërm dhe gjetëm katër persona jashtë, të ulur në trotuar. Njëri prej tyre, ktheu shpinën nga ne dhe nxori me dorën e djathtë një armë të vogël. Ne i dhamë menjëherë urdhër që ta hidhte dhe të kthehej drejt nesh, por ai nuk iu bind dhe vazhdoi ta shikonte.
Pas kësaj iu afruam në befasi dhe e hodhëm në tokë, ndërsa arma që mbante i ra në tokë dhe e kapëm. Bëhet fjalë për armë të markës BBM model 315 auto, kalibër 8mm me numër serik 010358 së cilës kishte një karikator 8mm, ndërsa mbante edhe një karikator i cili përmbante pesë fishekë 8mm. Për më tepër, arma ishte bllokuar. Pas arrestimit të këtij personi, ne kemi vijuar kontrollin e tre personave të tjerë, të cilët ndodheshin jashtë dyqanit, tek njëri prej të cilëve, gjetëm të fshehur në xhepin e djathtë të xhaketës, një thikë me dorezë të kuqe. Protothema.gr