-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha lë për herë të dytë PD-në jashtë zgjedhjeve

Kryesoret

Lulzim Basha për herë të dytë lë partinë më të madhe në opozitë jashtë zgjedhjeve lokale. Katër vite më parë në 2019, Lulzim Basha vendosi që të bojkotonte procesin zgjedhor. Kostoja ishte e madhe për opozitën. Por edhe katër vite më pas ndodhi e njëjta gjë. Lulzim Basha mbajti peng PD-në pas dorëheqjes duke mos e dorëzuar aktin “de jure”, por vetëm publikisht. Kjo bëri që PD të përfundonte në ngërç ligjor.

Në fund, Lulzim Basha nuk pranoi që të firmoste një autorizim të ri për përfaqësuesin ligjor dhe deklaratën solemne për një proces zgjedhor të rregullt që nënshkruhet nga cdo kryetar partie. KQZ i dha afat 48 orë. Ilirjan Celibashi theksoi se ishte gati që t’i jepte sërish kohë për të plotësuar dokumentacionin por Lulzim Basha nuk e vuri ujin në zjarr.

Në fund kur Celibashi vendosi që të mos regjistronte PD-në në zgjedhje, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe pjesa tjetër e PD-së zyrtare sulmuan, por pyetja që shtrohet është se përse Basha nguroi duke mos firmosur dy dokumentet që kërkoi Celibashi duke lënë PD-në jashtë zgjedhjeve për herë të dytë?

Zyrtare/ KQZ përjashton Partinë Demokratike nga zgjedhjet e 14 Majit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit