Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. Mes tyre është edhe një 28-vjeçar që ka goditur me thikë dy persona në Tiranë. I arrestuari bashkë me shokun e tij që është proceduar në gjendje të lirë janë përplasur në një lokal. 28-vjeçari ka goditur me thikë dy të rinjtë, ndërsa shoku shkatërroi tavolinat e lokalit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti” njofton policia.