-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështimi i policisë me Fatjon Muratin! A ka “gisht” Vis Martinaj te atentati?

Kryesoret

Dy ditë nga sulmi në “Don Bosko” policia e Tiranës ende nuk ka një pistë kryesore apo të ndaluar për atentatin që la të vdekur një grua të pafajshme dhe plagosi gjashtë të tjerë, mes tyre një vogëlushe.

Dyshimet e grupit hetimor janë të shumta, por fakti që pronari i lokalit ku ndodhi sulmi, Fatjon Murati është një person me precedent, ka krijuar vështirësi për të orientuar hetimin nga mund t’i ketë ardhur goditja.

Nuk përjashtohet pista që sulmi mund të ketë ardhur edhe si hakmarrje për masakrën e vitit të kaluar në Fushë Krujë, ku viktimë mbeti Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Po a janë njerëzit e Vis Martinajt pas sulmit?

Kjo është vetëm një pistë, asgjë konkrete. E vërteta është që shteti dështoi me kontrollin e Muratit. Dështimi i parë ishte i sistemit të drejtësisë që e liroi dhe i dyti i policisë që e kishte në arrest shtëpie dhe nuk e mbikëqyri duke i ikur nga “duart” jashtë vendit, dyshohet në Turqi.

Ndërkohë që grupi hetimor ka marrë në pyetje të plagosurit, mes tyre edhe të afërm të Fatjon Muratit. Ata kanë deklaruar se nuk dinë asgjë mbi autorët.

Në pyetje është marrë edhe vëllai i Fatjonit, Ervis Murati. Ky i fundit ka thënë se nuk ka arritur që të identifikojë asnjë nga personat e armatosur, pasi ishte shtrirë në tokë sapo kishte dëgjuar të shtënat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit