Dita e Verës është festuar me atmosferën e zjarreve edhe në qytetin e Korçës. Zjarri simbolizon lënien e ditëve të ftohta të dimrit dhe lulëzimin e pranverës.
Qytetarët të grumbulluar në çdo rrugë e rrugicë të qytetit ndezën zjarre duke uruar njëri-tjetrin për një verë të mbarë. Kjo festë pagane vijon të jetë një traditë e cila festohet çdo vit.
Amvisat korçare në këtë ditë përgatitin kulaçin, ngjyrosin vezë duke simbolizuar ngjyrat që sjell pranvera.
Fëmijët janë ata që shprehin lumturi dhe gëzime në këtë ditë duke kapërcyer zjarret që sipas ritualeve thuhet se me dimrin ikin dhe të ligat.
Traditës së ndezjeve të zjarrit në mbrëmjen e datës 13 e pason data 14 Mars ku çdo vit qytetarët bashkohen rreth tryezës me gatime tradicionale duke uruar njëri – tjetrin për një verë të mbarë.