-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri polak lëviz me me pistoletë në brez: E kam me leje

Kryesoret

Ministri i drejtësisë në Poloni, Zbigniew Ziobro është fotografuar duke lëvizur me një armë në brez dhe kjo ka shkaktuar shumë zemërim në rrjetet sociale.

Ziobro tha në një konferencë shtypi të martën se ai mori lejen për të pasur një armë pasi disa vite më parë një bos i krimit të organizuar kishte bërë thirrje për vrasjen e tij.

Burri, i identifikuar vetëm si Jan S., ndodhet prej disa vitesh në paraburgim dhe gjykimi ndaj tij është duke u zhvilluar. Ai tha se nuk e mban armën gjatë gjithë kohës.

Si çdo qytetar, unë kam çdo të drejtë të përdor mjete që garantojnë siguri për mua dhe familjen time,” tha Ziobro.

Nga kjo gjë, kritikët kanë ngritur pikëpyetje se përse duhet që një ministër të vetëmbrohet kur mund të ketë një staf që mund ta bëjë këtë.

Polonia, si shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, ka rregulla strikte për blerjen e armëve dhe shumë pak njerëz lejohen t’i zotërojnë ato ose t’i mbajnë ato në publik.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit