-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti sot: Dita nis me kthjellime, por si do të ndryshojë në orët në vijim?

Kryesoret

Deri në orët e mesditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, ku intervalet e gjata me diell do të jenë më presente në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim gradualisht të vranësirave të cilat më të dukshme priten të jenë në zonat Veriore të territorit Shqiptar, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve të shumta në pothuajse gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme orët me diell do të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore.

Ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të shfaqin vranësirat në të gjithë vendin, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të riten në Kosovë, ku maksimumet do të ngjiten edhe në 15°C.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit