Robert Aliaj duket se ka tërhequr mbrapsht deklaratat e mëparshme për Sabianin. I ftuar në Ftesë në 5, ai e konsideroi një situatë delikate, por përgëzoi si Kristin ashtu edhe Keisin për mënyrën sesi u sollën.“Më erdhi keq për Kejsin në momentin që doli Kristi.
Edhe pse s’kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit, Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj”, tha ai, duke shtuar:
“Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë Big Brother. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë”.
I pyetur nga Bieta, ai theksoi se as ka pasur e as do të ketë në plan të futet brenda shtëpisë së BBV, megjithatë nuk e refuzoi idenë e një kafeje me Sabianin.