Nga Elbasani ku mori pjesë në aktivitetet për Ditën e Verës, kryeministri Edi Rama kishte një lajm të mirë për pensionistët. Ai tha se nuk e ka harruar premtimin për një tjetër shpërblim për pensionistët përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
“Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon.
Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por siç e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë., tha Rama.