-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 premtimet e Metës: Kredi për çiftet e reja dhe trefishim të bonusit të bebes

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka organizuar sot një tryezë me temë për familjen dhe problemet që përballet.

Ilir Meta u shpreh se për të forcuar familjen shqiptare ka nevojë për politika të drejtpërdrejta mbështetëse sociale, ku bashkitë luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

“PL” ka bërë disa propozime në ndihmë të një familje të shëndoshë, nga kreditë për çiftet e reja, te trefishimi i bonusit të bebes, etj.

“Së pari, duhen ndërtuar çerdhe e kopshte sipas standarteve europiane. Fatkeqësisht, në Tiranë, në kryeqytetin e vendit, kemi zona të mbipopulluara, ku mungojnë kopshtet dhe çerdhet, apo ku prindërve ju duhet të humbasin kohë për t’i çuar fëmijët në çerdhen/kopshtin më të afërt.

Duhet shtuar numri i çerdheve e kopshteve, që të mos kemi më grupe me 40 e më shumë fëmijë dhe ku kujdesi dhe vëmendja ndaj secilit prej tyre bëhet shumë e vështirë për edukatoret.

Duhet të mbështesim familjet e reja, duke ju ofruar mundësinë që fëmijët e tyre janë të sigurtë e të qetë në kopshte e çerdhe, ndërkohë që të dy prindërit punojnë. Për këtë nevojitet zgjatja e orarit të çerdheve dhe kopshteve.

Për mirërritjen e fëmijëve tanë nevojitet rritje e cilësisë së ushqimit në çerdhe e kopshte, por edhe rritje e kontrolleve të cilësisë së ushqimeve nga strukturat përgjegjëse të bashkisë.

-Nga ana tjetër, kemi nevojë të mbështesim dhe nxisim nënat e reja për të bërë më shumë fëmijë, duke ju ofruar infrastruktura më të mira mbështetëse, rritje të numrit të konsultoreve dhe qendrave shëndetësore, që fatkeqësisht në Tiranë edhe pse popullsia është shumëfishuar, nuk janë shtuar, përkundrazi” tha Meta ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit