-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj kundër kontrolleve të BKH-së: Jam deputet! Duhet të merrnit leje

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila me kërkesë të SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit pranoi kërkesën për kontrollin e shtëpisë së partneres dhe ish-gruas së ish-zyrtarit të lartë të qeverisë Rama.

Arben Ahmetaj i cilëson të paligjshme kontrollet që janë bërë në 8 mars. Në dokumentin me arsyet e kundërshtimit, ai argumenton se kontrolli në vilën në Hamallaj nuk duhet të bëhej pa leje nga Kuvendi, pasi ai është deputet dhe jeton në vilën e partneres.

Kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” avokati i Arben Ahmetajt.

Gjithashtu ai shprehet se bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor. Edhe ish-gruaja e Ahmetajt ka depozituar padi për kontrollet duke i cilësuar të paligjshme.

Kontrollet u zhvilluan disa ditë më parë dhe brenda u gjetën disa dokumente dhe një shumë monetare në Euro, por kjo e fundit nuk është konfirmuar zyrtarisht. Arben Ahmetaj, sipas SPAK-ut po verifikohet për procedurat që ka kryer për dosjen e inceneratorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit