Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tij të dytë në këtë institucion.
Ismaili ishte thirrur më parë edhe më 2 tetor, por ende nuk ka detaje zyrtare mbi arsyen e saktë të marrjes së tij në pyetje, duke lënë hapësirë për spekulime mbi hetimet në vazhdim.









