-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I fiksuar pas 11-vjeçares, dënohet me burg 22-vjeçari shqiptari në Angli

Kryesoret

Autoritetet britanike kanë dënuar me 8 muaj burg një 22-vjeçar shqiptar pasi ka përndjekur një vajzë 11-vjeçare në Croydon, në Londrën e Jugut.

Erson Sinaj, i pastrehë në atë kohë, u fiksua pas vajzës së re pasi e pa në një park lokal.

Sinaj u shfaq në mënyrë të përsëritur në banesën e vajzës, ndërsa e ëma e saj tha se fillimisht mendoi se ai kishte ndërmend të vidhte shtëpinë.

E ëma e kuptoi përfundimisht se fiksimi i Sinajt ishte për vajzën e saj të mitur, pasi ai këmbëngulte të trokiste në derë dhe të qëndronte jashtë dritares së vajzës gjatë natës.

Pas marrjes në pyetje në polici, Sinaj tha se kishte të drejtë të trokiste në derë, pasi kishte parë një vajzë që i pëlqente në park.

Ai këmbënguli se mes tyre kishte një shprehje e ndërsjellë dashurie dhe se askush nuk mund ta ndalonte që të bashkohej me të “dashurën” e tij.

Gjykatësi Simon Mayo i përshkroi veprimet e Sinajt thellësisht shqetësuese.

Sipas prokurorit Sinaj ishte kthyer në shtëpinë e vajzës dhe kishte tentuar të mbante kontakte me të.

Avokati i Sinajt, Afzal Syed-Ali, argumentoi se klienti i tij nuk kishte mundur të komunikonte me familjen.

Sinaj u deklarua fajtor dhe u dënua me tetë muaj burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit