Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e 36-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan rreth 53 mijë euro, një sasi prej 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash dhe 6.7 kilogramë marijuanë.
U sekuestrua edhe 1 makinë dhe telefona inteligjentë e karta SIM përkatëse të përdorura për tregtimin e drogës.