-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohen 4 gardianët e burgut që rrahën të arrestuarin shqiptar në Greqi

Kryesoret

Katër shoqëruesit e policisë për transferimin e të burgosurve nga Selaniku në burgjet e Korydallos, të cilët ishin arrestuar, u liruan pas kërkimit të faljes.

Sipas informacioneve nga një burim i Nantiareport.gr, siç rezultoi edhe nga deklarimet e nëntë të burgosurve të tjerë që ndodheshin në autobusin e transferimit nga Selaniku në burgjet e Korydallos, ndërsa 4 policët akuzohen se nisën të dhunonin shqiptarin, Saimir Zefi.

“Me zor lëviz, kam dy fëmijë”! Rrëfimi drithërues i shqiptarit: Më sakatuan policët grekë

I burgosuri shqiptar deklaroi gjithashtu, sipas mediave greke, se kur mbërriti në burgun e Koridhalosit në Athinë i vendosën në kokë një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë.

Sipas mediave kryesore greke brenda mjetit burg ndodheshin 11 të burgosur të cilët gjithashtu dëshmuan se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar.

Një nga gardianët e burgut të Koridhalosit ka vënë re shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar policinë e cila arrestoi katër pjesëtarët e policisë, njoftuan mediat kryesore greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit