-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Sot finalizojmë koalicionin e fuqishëm kundër Ramës

Kryesoret

Opozita finalizon në orët që vijnë, koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale me datë 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje.

Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës. Të mbështesësh një njeri, që nxin me emrin e tij, sot kudo në botë, zgjedh të nxish veten tënde”. Kështu deklaroi Sali Berisha mesditën e sotme në mbledhjen e grupit të deputetëve që janë rreshtuar në krah të tij.

Vizita e fundit e Petrit Vasilit paraditen e sotme në selinë blu i vendosi vulën paktit. Lëvizja e re u diktua nga fakti që Gjykata e Apelit i hoqi vulën Sali Berishës dhe KQZ njoh Lulzim Bashën kryetar të PD-së. Kjo e detyroi Berishën që të ishte në kërkim të një “shtëpie” për të dalë në zgjedhje.

Pjesë e koalicionit të Berishës me Ilir Metën pritet që të jenë dhe 3 parti të tjera, Partia Demokristiane, Balli Kombëtar dhe PBDNJ e Vangjel Dules. Më pas Sali Berisha kaloi te akuzat ndaj Edi Ramës. “Ju jeni dëshmitarë, mediat ndërkombëtare tani e kanë personazhin negativ kryesor të të gjithë hapësirës euroatlantike dhe më gjerë.

E quajnë koka e gjarprit, ne e kemi quajtur kreu i Meduzës. Mes këtyre termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin. Kanë filluar të zbërthejnë dimensionet e tij kriminale, vjedhjet monstruoze me afera korrupsioni tashmë jo nga zëra vetëm kundërshtarë, por nga zëra të pavarur dhe objektivë” tha ai.

Berisha dhe Meta me një listë për këshilltarët?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit