-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lobohej shkatërrimi i PD-së”, Topalli në Mirditë: Pushtetit nuk i duhet një forcë kundërshtuese

Kryesoret

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë sot pjesë e takimit të organizuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha për prezantimin e kandidatit të tij për zgjedhjet lokale të 14 majit për bashkinë e Mirëditës, Arben Mëlyshi.

Topalli gjatë fjalës së saj u shpreh kryeministri Edi Rama ka luftuar të godasë PD me veprime të marra edhe përtej oqeanit, referuar çështjes “McGonigal”.

“Dje kam lexuar në media për një nënë që sapo kishte lindur fëmijën, ishte dërguar në burg se nuk ka paguar gjobat. Për cilën reformë drejtësie mund të flasin këto? Nuk është ajo gjykatëse për tu futur në burg në vend të asaj nëne?

Para 3 ditësh, vranë gjyshen tjetër në luftë mes bandash. Nënën e fëmijës 8 ditësh e fusin në burg sepse ishte e rrezikshme ndërsa tjetri ishte i lirë. Është momenti për të thënë disa të vërteta të mëdha.

Kur ka ndodhur që një vendim gjyqësor të caktojë kryetarin e partisë, që një kryetar ka dhënë dorëheqjen të quhet kryetar dhe PD mos regjistrohet në zgjedhje se pushtetit nuk i duhet një forcë kundërshtuese, të jepen PPP në asnjë zbatim të ligjshmërisë, ku 10 vite mos bëhet indeksimi në paga e pensione.

Ndodh vetëm në një vend ku opozita drejtohej nga dikush që ishte peng. Berisha i shërbeu zgjuarjes së nervit politik të shqiptarëve.

Pushteti i parasë dhe pushtetit tentojnë të blejnë, por situatat na shpjegojnë shumë gjëra, lobohej për të shkatërruar PD edhe matanë oqeanit.

Unë e di që nuk është e lehtë të luftosh kundër krimit dhe fuqisë korruptuese të parasë, por kur bëhemi bashkë mund t’i ndryshojmë gjërat,” u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit