-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Profesori amerikan: Serbia Asociacionin, Kosova njohjen

Kryesoret

Objektivi kryesor i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas ligjëruesit universitar në “London School of Economics”, James Ker-Lindsay, është që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia dhe të anëtarësohet eventualisht në Kombet e Bashkuara.

Që një gjë e tillë të ndodhë, shpjegon më tej autori i librit “Kosova: Rruga drejt shtetësisë së kontestuar në Ballkan”, Kosova duhet të pajtohet me dhënien e autonomisë komuniteti serb.

“Pyetja është nëse Kosova beson se ky është një çmim që ia vlen të paguhet”, thotë ai.

Ligjëruesi i konfliktit, paqes dhe sigurisë në Evropën Juglindore, James Ker-Lindsay, beson se për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, janë thënë e shkruar shumë të pavërteta.

Ai, i bindur, thotë se askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk ka kërkuar nga Kosova të formojë një Asociacionin i cili është replika e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

“Ka shumë, shumë forma të autonomisë në mbarë botën. Republika Serbe është vetëm një. Ajo u krijua në një kohë shumë të ndryshme dhe në një kontekst shumë të ndryshëm. Askush nuk po propozon që kjo të përsëritet në Kosovë.

Të vetmit njerëz që e thonë këtë janë ata që nuk e kuptojnë se si funksionon autonomia ose ata që qëllimisht duan të përhapin dezinformata pasi nuk duan që plani të funksionojë.

Por, siç thashë, ky është çmimi për njohjen përfundimtare të Kosovës. E vetmja alternativë tjetër e mundshme është ndarja”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit