Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh në Elbasan, e cila ka vënë në lëvizje policinë duke çuar në arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.
Gjithçka ka lindur si pasojë e një konflikti mes të rinjsh, kur dyshohet se shtetasit N. L. dhe A. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit J. Zh.
Pas djegies së automjetit, shtetasi J. Zh., me vetëgjyqësi, në bashkëpunim me shtetasit U. G. dhe A. Zh., kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë goditur me sende të forta, shtetasin N. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.