Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në mbledhjen e këshillit kombëtar tha se integrimi Shqipërisë në BE është një proces kompleks dhe se vendi ynë duhet ti plotësojë të gjitha kushtet.
“Jam i kënaqur të shoh krijimin e një organi drejtues kaq të rëndësishëm për BE në Shqipëri. Kjo tregon dedikimin dhe përkushtimin partiak, e kemi diskutuar që në ditën e parë të mandatit tim, që kur kisha kontakt me qeverinë dhe me opozitën.
Nuk mjaftohet vetëm me anëtarët e -parlamentit, shpresoj se kjo platformë të përdoret si standard diku tjetër. është detyra e gjithkujt që të kontribuojë me gjithçka ka, këtu jo gjithçka bëhet vetë nga Qeveria.
Kjo përfaqëson transformim të shoqërisë, se shoqëria dhe ekonomia duhet të ndryshojnë. Me këtë ju do hiqni barrierat që qëndrojnë në rrugën e mallrave dhe shërbimeve, do hiqni pengesat.
Ju do sugjeroni për çdo çështje që të miratoni këto rregulla të detyrueshme, përfshin edhe jurisprudencën e gjykatës së drejtësisë. Ju do shihni një sistem që do shfaqet në Shqipëri. Nuk ndalet këtu, as në nivelin e legjislacionit.”