Një ditë pasi dorëzuan në KQZ ‘Bashkë Fitojmë’, ku pjesë janë Partia e Lirisë, grupi i Berishës, PBDNJ dhe PDK, Ilir Meta ka lajmëruar dy mbledhje të rëndësishme.
Në orën 18.00, Meta ka thirrur në një mbledhje kryesinë e Partisë së Lirisë dhe në 19.30 kandidatët për këshilltarë të forcës politike që ai drejton për Bashkinë e Tiranës.
Sipas raportimeve në fokus të takimeve do të jenë zgjedhjet e 14 majit.