15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prodhimi i kokainës në nivele rekord/ OKB “zbërthen” rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës!

Kryesoret

Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i kokainës u rrit me 35% midis viteve 2021 dhe 2022.

Sipas raportit trafikantët po përdornin shërbimet postare ndërkombëtare për të dërguar drogën te konsumatorët. Ndërkohë qendra të reja të trafikut të drogës janë vërë edhe Afrika Perëndimore dhe Qendrore. Evropa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, ndjekur nga Amerika e Jugut, Amerika Qendrore dhe Karaibet.

Prodhimi global i kokainës/ BBC: Roli i grupeve kriminale meksikane e ballkanike!

Sipas raportit tregjet në Afrikë dhe Azi janë “ende të kufizuara”, por Ghada Waly tha se potenciali që tregu të zgjerohej atje ishte i rrezikshëm. Rritja e prodhimit ka ardhur si rezultat i kultivimit të sasive më të mëdha të kokainës, si edhe përmirësimit të teknikave të përpunimit të drogës.

“Roli i Afrikës, veçanërisht i Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, si një zonë tranziti për kokainën në rrugën e saj drejt tregjeve në Evropë është rritur ndjeshëm që nga viti 2019. Sasia totale e sekuestruar e kokainës në Afrikë ka arritur nivele rekord gjatë vitit 2021”, thotë raporti.

Pandemia e COVID-19 pati një efekt negativ në tregjet e drogës, pasi udhëtimet ndërkombëtare u kufizua. Kërkesa për kokainë ra pasi klubet e natës dhe baret u mbyllën gjatë periudhës së pandemisë. Megjithatë pas pandemisë furnizimi global me kokainë ka arritur nivele rekord.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit