Autoritetet greke më në fund pas 2 vite hetime kanë arritur të zbardhin ngjarjen e plotë të vrasjes së mafias shqiptare, Ari Papa nga Saranda.
Nga hetimet e kryera policia greke ka arrestuar 2 persona, një taksist shqiptar me precedentë penale.
Mësohet se shqiptari kishte 4 emra dhe 3 mbiemra. Nga arrestimet e kryera në lidhje me rastin është vënë në pranga edhe një grek me profesion barist po me precedentë penal.
Ndërkohë akoma nuk është arrestuar autori kryesor i vrasjes por është shpallur në kërkim. Mësohet se autori kryesor është një vrasës me pagesë i cili kishte udhëtuar nga Tirana me qëllim ekzekutimin e Papës.
Sipas mediave të greke ky vrasës me pagesë ndodhet në Shqipëri. Shkak i vrasjes së Papës janë përplasjet për trafikun e drogës. Gjithashtu shkak tjetër është se taksisti shqiptar mendonte se viktima ishte spiun i policisë greke.
Të arrestuarit akuzohen për organizimin e vrasjen dhe transportimin e vrasësit me pagese. Në lidhje me vrasësin e dyshuar po bashkëpunohet me autoritetet ligjzbatuese shqiptare.
Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës. Ai u kishte shpëtuar 3 atentateve të mëparshme ndërkohë që rezulton i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje.
Papa konsiderohej një nga personazhet e rëndësishme të mafies shqiptare në Greqi.