Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka plotësuar dy dokumentet që kërkoi KAS-i dje duke firmosur deklaratën solemne për zgjedhjet lokale të 14 Majit dhe të dhënat e tij. Tashmë PD do të regjistrohet në zgjedhje dhe në fletën e votimit do të jetë emri i Enkelejd Alibeajt.
KQZ vendosi në shkallën e parë të përjashtonte PD-në, pasi deklarata solemne sipas Ilirjan Celibashit duhet të firmosej nga Lulzim Basha, kryetari “de jure”, por Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve e rrëzoi.