Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u arrestua vetëm disa orë pasi deklaroi se nuk do të pyeste partinë dhe se do të rikandidonte i pavarur.
Kjo sipas Berishës, tregon edhe njëherë se drejtësia funksionon me regji nga Kryeministria.
“Fushata po ecën me një ritëm dhe entuziazëm të veçantë. Kandidatët e shpellës apo dajakut, janë sot kandidatët më të përçmuar në 32 vite.
Siç e shihni, nuk dalin dot me qytetarët, siç e shihni, janë të pranishëm vetëm në montime dhe manipulime të turpshme televizive.
Ndiqeni fushatën e Veliajt, vetëm figurantë dhe truke televizive. Të tjerë nuk duken fare. Ata që kundërshtojnë, arrestohen brenda orëve.
Narko-trafikanti i Bulqizës kishte dosjet palë-palë prej vitesh. Por nuk i futej gjë në këmbë, madje drejtësia e Edi Ramës e ekzonoronte edhe kur thithte kokainë.
Në momentin që deklaroi se do rikandidonte dhe nuk e pyeste partinë, pas pesë orësh iu vunë prangat.
U servir kjo si një akt i drejtësisë së pavarur, në fakt ishte një akt i drejtësisë politike” tha ai.