-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Kthjellime dhe diell, por temperaturat vijojnë të ulëta!

Kryesoret

Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme, duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore.

Ndërsa vranësirat pritet të theksohen gradualisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat parashikohet të jenë përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë Kosovën për gjatë gjithë ditës, ku në orët e para të ditës do të jetë një pjesë e mirë e territorit në dominimin e kthjellimeve.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të theksuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Por në vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit