Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëron se zgjedhjet e 14 Majit “do të jenë historike!”.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se këto zgjedhje do të bëjnë që buxhetet e bashkive të jenë vetëm në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Ato do të sjellin transformimin rrënjësor të Bashkive tona dhe buxhetet e tyre do të jenë vetëm në funksion të interesave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve”.