Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur seancën e jashtëzakonshme në Kuvend për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se vendi është në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e tij.
Ai tha se dështimi për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit do të çonte në zgjedhje të reja, të cilat do të ishin të pesta brenda një periudhe 16-mujore, dhe do të kishin ndikim negativ në funksionimin e Qeverisë.
“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë prej 16 muajve. Pra pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje. Zgjedhjet e reja do të frenojnë punën e Qeverisë. Akuzat se VV ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur as në mars të vitit 2021, as në shkurt të këtij viti, asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie në marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme”, tha Kurti gjatë fjalës së tij.









