-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haxhiu: Mungesa e opozitës bllokon procesin e zgjedhjes së presidentit

Kryesoret

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të rëndësishme sot për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke u mbledhur vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues për këtë proces.

Megjithatë, në sallë kanë qenë vetëm deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ndërsa opozita ka bojkotuar seancën.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, theksoi se mungesa e deputetëve të opozitës e bllokon procesin dhe rrezikon të shtyjë vendin drejt një krize të panevojshme.

“Kjo çështje është vendosur njëherë. Nuk ka hapësirë për shmangie nga ky detyrim. Deputetët janë të obliguar që të jenë të pranishëm dhe të votojnë, përveç kur kanë marrë leje paraprake. Mungesa e deputetëve të opozitës nuk e bën më të lehtë procesin. Kjo është një çështje kushtetuese dhe ne si Kuvend kemi detyrimin të respektojmë afatet. Qytetarët presin që deputetët të jenë të angazhuar dhe të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për zgjedhjen e presidentit,” ka deklaruar Haxhiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit