-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Skuqet” Ergys Verdho! “Vërshojnë” milionat “lumë” te KESH-i

Kryesoret

Ergys Verdho brenda gjashtë ditëve të para të muajit mars ka firmosur tre tendera shumë të dyshimtë në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare që janë konstatuar me shkelje nga faqja që monitoron prokurimet publike.

Në datë 1 mars i ka dhuruar bashkimit të operatorëve, pra dy kompanive Infosoft Systems sh.p.k dhe Synapse ATS sh.p.k 23.8 milionë lekë (23 885 886,00) për përmirësimin e rrjetit fizik dhe wireless, kontrolli i aksesit në rrjet dhe riogranizimi i dhomës teknike KESH Qendër.

Fondi limit ishte 24 769 000,00 dhe u fitua në një vlerë shumë të afërt, thuajse pranë 100% dhe me mungesë konkurrence.

Tenderi i dytë u firmos në datë 6 mars. Kokë më kokë 80 milionë lekë, aq sa ishte vlera limit për riparim, mirëmbajtje makina dhe automjete për një periudhë 2 vjecare. Sërish në mungesë të plotë konkurrence.

Tenderi i tretë u firmos sërish në datë 6 mars. 14.5 milionë lekë, shumë pranë vlerës limit që ishte 15 milionë të reja për furnizim, vendosje kaldaja elektrike për sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe delagështimit në HEC Fierzë.

Tenderi u kap me flamur të kuq për shkak të skualifikimit të tre operatorëve të tjerë. Fitues u shpall “Ligus” që në media është etiketuar se është pranë njerëzve të pushtetit.

Por pavarësisht nëse është apo jo, dy aspekte janë të dukshme, vlera pranë fondit limit dhe nxjerrja e flamurit të kuq që mjaftojnë për të zgjuar alarmin se këtu ka diçka që nuk shkon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit