Klodian Ndogaj (Jakini) është arrestuar në ambientet e spitalit të Shkodrës, pasi është i dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim për “shfrytëzim prostitucioni” në Itali
Fillimisht u 39-vjeçari la fillimisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në “Arrest në shtëpi” mirëpo më pas u ndryshua në “Arrest në burg”.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e DVP Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për një shtetas të dënuar në Itali, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurisë. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.
39-vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini), banues në fshatin Beltojë, Shkodër, nuk është gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në perfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.
Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka denuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.