-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre të arrestuar për trafik droge në Itali, dy shqiptarë në mesin e të dyshuarve

Kryesoret

Guardia di Finanza dhe Komanda e Parmës në Itali ekzekutuan sot (22 prill) arrestimet e tre personave të dyshuar për trafik droge, mes të cilëve dy janë shqiptarë.

Ata akuzohen për trafikimin e 60 kg kokainë me vlerë mbi 4 milionë euro, si dhe për pastrim parash.

Hetimi, që ka nisur që në prill të vitit të kaluar, ka zbuluar një rrjet trafiku që përfshin përdorimin e telefonave celularë të koduar dhe gjuha të koduar për të shmangur kontrollet.

Dy shqiptarët dyshohet se përdornin një partner italian për të dorëzuar ngarkesa të drogës, ndërsa një tjetër shqiptar është përfshirë në shitjen me pakicë të drogës në zona të ndryshme të Italisë.

Në total, është sekuestruar një sasi prej 60 kg kokainë, ndërsa 51,000 euro janë gjetur si kompensim për trafikantët. Hetimi po vazhdon, dhe dy shtetas të tjerë janë nën hetim për pastrim parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit