Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se mirëpret dëshirën e Kinës për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen e luftës në Ukrainë, pasi Pekini kërkon të ndërmjetësojë midis Moskës dhe Kievit.
“Ne mirëpresim dëshirën e Kinës për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës” në Ukrainë, tha Putin në një shkrim të shkruar për një gazetë kineze dhe të publikuar nga Kremlini në prag të vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Moskë.
“Marrëdhëniet ruso-kineze kanë arritur një pikë të lartë në historinë e tyre dhe vazhdojnë të forcohen,” tha Putin në artikull.
Cilësia e marrëdhënieve midis Moskës dhe Pekinit “është më e lartë se cilësia e aleancave politike dhe ushtarake të epokës së Luftës së Ftohtë”.